Rama intervistë për CNN: Do strehojmë rreth 4 mijë afganë

Numri i refugjatëve afganë që pritet të strehohen përkohësisht në vendin tonë, do të jetë rreth 4 mijë.
Në një intervistë për amerikanen CNN, në Amanpour Show me gazetaren Bianna Golodryga, Kryeministri Edi Rama tha se “ne ishim të parët që dolëm e thamë se jemi të gatshëm të mirëpresim njerëzit që kanë punuar me ne… për momentin po punojmë për listat që po na sjellin dhe ndërkohë që flasim mund të numërojmë rreth 200 mijë të listuar dhe 2 mijë të tjerë për të cilët po punojmë për t’i mirëpritur. Pra do të ketë rreth 4 mijë”.
I pyetur nëse është i gatshëm që t’i pranojë afganët në mënyrë të përhershme Rama: “Nuk është çështja nëse jam i gatshëm, është çështja që ky është vendi ku Kushtetuta e parë, në paragrafin e parë kishte shkruar, “Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit e mikut”. Nëse do të duan të qëndrojnë ata janë të mirëpritur të qëndrojnë”.
Kryeministri theksoi në Afganistan nuk ka shtetas shqiptar.
“Jo nuk ka shtetas shqiptarë që kanë mbetur atje dhe jemi gati të mirëpresim afganët që besuan tek ne, dhe që ne nuk mund të mos i ndihmojmë, ndërkohë që rrezikojnë të vdesin. Është çështje jeta a vdekjeje për ta.”