8.5 C
Tirana
Monday, 25 October, 2021

Rama: Gjermania mbështet nismën “Ballkani i hapur”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbështetjes që qeveria gjermane ka dhënë për mediat në Kosove lidhur me nismën “Ballkani i hapur”, pjesë e të cilës janë Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi. Sipas kreut të qeverisë, qeveria gjermane shkon edhe më tej kur u kërkon vendeve që të nënshkruajnë marrëveshjen për tregun e përbashkët rajonal përpara mbajtjes së samitit BE-Ballkan në 6 Tetor.

““ÇUDI”! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s’pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor”.

Rama përsërit se nisma “Ballkani i hapur” duhet të jetë gjithpërfshirëse, ndonëse Kosova ka refuzuar pjesëmarrjen në këtë proces.

“Open Balkan thotë qeveria gjermane duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe po, patjetër, kështu duhet të jetë e ndaj dera është e hapur, por as nuk përfshijmë dot kënd me zor, as nuk rrimë dot të presim sa t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes”.

Një ditë më parë Kryeministri Rama u ktheu përgjigje të gjithë atyre që e quajnë tradhtar lidhur me çështjen e Kosovës. Sipas tij politika që po ndjek Prishtina ka bërë të humbë mbështetjen ndërkombëtare, ndërsa nisma “Ballkani i hapur” sipas tij do të ndikojë edhe në njohjen nga Serbia.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com