01/02/2023

Një ditë pasi Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se ishte gati për të shpallur mbajtjen e zgjedhjeve në 6 bashkitë pa kryetar, Kryeministri Rama është shprehur po ashtu i gatshëm për garën e pjesshme elektorale.

Në terren ndërkohë ka zbritur grupi Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike. Një përfaqësi e demokratëve ishte në Lushnje, për të riorganizuar strukturat për zgjedhjen e kandidatit për kryetar bashkie.

Kryetari i Partisë Demokratike u pyet një ditë më parë në lidhje me nisjen e procedurave nga Presidenti Meta dhe tha se do të shprehej pasi të njihej me deklaratën.

Por nga ana e kryedemokratit dhe e Partisë Demokratike reagimi i vetëm që erdhi për deklaratat e kreut të shtetit, ishte ajo që ai të mos përfshihej në punet e brendshme të kësaj partie.