Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së se Shqipëria është gati për hapjen e negociatave me BE-në dhe se pret që unioni të bëjë pjesën e saj sa i përket kësaj çështje.
Sipas tij, integrimi europian është objektiv parësor kombëtar dhe aspiratë mbarërajonale.
“Procesi i integrimit Europian përfaqëson një spirancë për të ardhmen e Shqipërisë. Ne presim me padurim konferencën e parë ndërqeveritare. E kam thënë në Tiranë, në Bruksel dhe kudo.dua ta përsëris këtu, Shqipëria ka kohë që është gati, ajo pret që BE të bëjë pjesën e saj. Integrimi europian është një objektiv parësor kombëtar, është një aspiratë mbarërajonale dhe një burim frymëzimi në një kontekst rajonal të transformuar rrënjësisht”, tha Rama.