13.5 C
Tirana
Thursday, 2 December, 2021

Rama e Meta, 24 orë në përgjim, në listë, biznesmeni i njohur dhe ish-ministri i vdekur. Raporti i Kuvendit për SHISH, skandali që nuk u hetua kurrë

Një deklaratë e Ilir Metës mbi përgjimet në një intervistë së fundmi, ka shkaktuar debate.

Por kjo është një histori e hershme, një skandal i pahetuar kurrë me seriozitetin që meritonte.

Historia e pergjimeve të SHISH- ndaj politikaneve dhe gazetareve kritike te Berishes ka nisur në 2013 dhe ka vijuar muaj me radhë edhe pas humbjes së zgjedhjeve, deri ne muajin mars te 2014, kur Parlamenti vendosi te kontrolloje Sherbimin Informativ.

Sipas të dhënave të raportit te hartuar pas kontrollit te SHISH nga Kuvendi, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta janë përgjuar 24 orë në ditë nga SHISH. SHISH ka përgjuar rreth 200 telefonata të Edi Ramës dhe rreth 700 telefonata të Ilir Metës në muajt para dhe pas 23 qershorit.

SHISH ka përgjuar edhe një sërë politikanësh të tjerë.

Në shumë biseda të spiunuara figuron edhe biznesmeni Samir Mane. Edhe Sokol Olldashi ishte përgjuar sistematikisht deri ditën që vdiq.

Sipas raportit të Kuvendit, SHISH kishte përgjuar edhe ata që cilësoheshin asokohe si kundërshtarë të Berishës, Astrit Patozi e Ilir Rusmajli.

Gjithsesi, raporti që Kuvendi i Shqipërisë përgatiti në fund të 2014-s mbi skandalin e përgjimeve nga SHISH i drejtuar prej Visho Ajazit nuk u hetua në atë kohë.

Zyrtarisht u tha se “per shkak te sensibilitetit te çeshtjes, shqyrtimi i tij do shtyhet”. Por pati zëra se ndërhyrja e një ambasade i vuri kapak një hetimi për të cilin, mazhoranca nuk flet.

Një e dhënë tjetër interesante që ofron raporti është që Basha nuk është përgjuar pas 23 qershorit siç është thënë më herët. Por vlen të theksohet se çdokush që ka kryer një telefonatë me 3 emrat e mësipërm është përgjuar për rrjedhojë.

Raporti ka edhe emra biznesmenësh dhe gazetarësh.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com