Rama ‘bezdiset’ nga koncerti, flet me ndjekësit: Dëgjoj zhurmë, nuk e di kush është Malumja

 Rama ‘bezdiset’ nga koncerti, flet me ndjekësit: Dëgjoj zhurmë, nuk e di kush është Malumja

Kryeministri Edi Rama është në një komunikim live me ndjekësit ndërsa jashtë po mbahet koncerti i yllit me famë botërore Maluma.

Teksa bisedonte me ndjekësit live në Facebook, Edi Rama tha se po dëgjonte zhurmë jashtë ndërsa u shpreh se se di kush është këngëtari i famshëm dhe sqaroi se nuk është paguar me paratë e taksave të shqiptarëve.

Sipas Ramës, në Shqipëri e ka sjellë një kompani private.

Edi Rama: Dëgjoj jashtë zhurmë. Duhet të jetë Malumja që sot e mora vesh kush është. Nuk është paguar asnjë lekë nga buxheti i shtetit për Malumen, e ka sjellë një kompani private. Unë as e dija kush ishte Malumja.

Malumen nuk po e dëgjojnë me lekët e taksave.

Të ngjashme