8.5 C
Tirana
Monday, 25 October, 2021

Rama: Ballkani i Hapur është për interesat tona, të shtyjmë para për të mirën e fëmijëve tanë

Duke iu përgjigjur komentuesve në lidhje me qëndrimin që mbajti për artistin Goran Bregoviç, kryeministri Edi Rama ka cekur edhe çështjen e Ballkanit të Hapur.

Rama shprehet se kjo është një rrugë për interesat tona dhe duhet të shyjmë përpara për të mirën e fëmijëve tanë.

“askush nuk te kerkon te harrosh asgje, por e para mos ua bej te tjereve te keqiat qe te kane bere ata ty, pra mos i thuaj shkja e mos e urre nje muzikant vetem pse flet gjuhen e tjetrit, sic bejne ata me ata qe flasin gjuhen tone dhe e dyta: Ballkani i Hapur eshte nje rruge me shume per interesat tona, prandaj s’kemi cfare presim po duhet te shtyjme fort perpara per te miren e krejt femijeve tane!”, shkruan Rama.

Rama tha dje shqiptarët që shajnë dhe mallkojnë Bregoviç dhe serbët që shajnë Dua Lipën ndryshojnë vetëm nga gjuha, duke theksuar se ai nuk ka lidhje me krimet e luftës që i janë faturuar në Tiranë dhe Prishtinë.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com