20/03/2023

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi vijon me takimet e tij me qytetarët.

Këtë të Shtunë, Këlliçi bisedoi me një grua të moshuar e cila u shpreh se pavarësisht bindjeve të saj të majta, kryebashkiaku aktual i Tiranës nuk e ka pritur atë në zyrë.

Pjesë nga biseda:

Belind Këlliçi: Çfarë më the? Është socialiste nëna?

-Unë socialiste jam, s’kam votuar asnjëherë për Partinë Demokratike.

Belind Këlliçi: Më jep dorën, më jep një mbështetje se edhe unë si brez i ri dua të bëj një ndryshim.

-Po unë te Erion Veliaj kam vajtuar kushedi sa herë…

Belind Këlliçi: S’të ka pritur?

-Ku ka njeri atje ore?

Belind Këlliçi: S’të ka pritur as ty që je socialiste?

-Po pse ai i IMT-së, nuk i kemi dhënë votën ne atij që mori IMT-në?

Belind Këlliçi: Faleminderit nëna!

-Hajde urime.