8.5 C
Tirana
Monday, 25 October, 2021

Qeveria “Rama 3”, 12 gra e 4 burra, rikonfirmohen 8 ministra

Edi Rama ka vendosur të rikonfirmojë në postet ministrore afro 80 përqind të kabinetit qeverisës, një kabinet i cili ka numrin më të lartë të grave në portofolet ministrore. 12 nga 16 ministritë do të mbahen nga gra dhe vajza dhe vetëm 4, pa llogaritur vetë Kryeministrin, do të drejtohen nga burra. Në krahun e tij të djathtë, si zv/kryeministër, Rama ka vendosur të mbajë Arben Ahmetaj, i cili do të merret kryesisht me çështjen e Rindërtimit.

Blendi Çuçi do të vazhdojë të drejtojë Ministrinë e Brendshme, Olta Xhaçka mbetet Ministre e Jashtme, Niko Peleshi ministër i Mbrojtjes, Belinda Balluku ministre e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Ogerta Manastirliu ministre e Shëndetësisë, Evis Kushi do të qëndrojë Ministre e Arsimit dhe po ashtu Elva Margariti në krye të Ministrisë së Kulturës.

Drejtorja aktuale e Tatimeve Delina Ibrahimi do të drejtojë Ministrinë e Financave. Drejtorja e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural Frida Krifca do të drejtojë Ministrinë e Bujqësisë, Ulsi Manja do të marrë drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë. Mirela Kumbaro rikthehet në qeveri, në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

Ministrat pa portofol do të jenë 4 nga 3 që ishin në mandatin e 2. Spiropali rikonfirmohet si Ministre për Parlamentin, Ministrinë për Sipërmarrjen e drejton Edona Bilali e para e listës së Shkodrës, ndërsa shkrihet Ministria e Diasporës dhe krijohen 2 ministri të reja ajo për Rininë dhe Fëmijët që do të drejtohet nga një prurje e re në PS si Bora Muzhaqi, si dhe Ministria për Standardet e Shërbimeve që do të lerë në kabinetit qeveritar ish-Ministres së Bujqësisë, Milva Ikonomi.

Drejtimin e parlamentin, Kryeministri zgjodhi që t’ia besojë një gruaje, Lindita Nikollës, e cila bëhet e dyta grua dhe e para socialiste në krye të Kuvendit.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com