27/01/2023

Qarku i Vlorës ka kriminalitetin më të madh në Shqipëri. Sipas statistikave zyrtare nga raporti i prokurorit të përgjithshëm, për vitin 2021 përqindjen më të lartë  të koeficientit të kriminalitetit e ka Vlora me 1509 për 100,000 banorë, e ndjekur nga Lezha me 1382 për 100,000 banorë.

Ndërsa qarku i Tiranës i cili ka popullsinë më të madhe dhe  përfshin prokuroritë pranë gjykatave të  shkallës së parë Tiranë dhe Kavajë, koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1063, duke u renditur në vend të katërt pas Vlorës, Lezhës dhe Kukësit.

Ajo që bie në sy, është ulja e nvelit të kriminalitetit në Gjirokastër, i cili në vitin 2020 renditej në vend të parë. Sipas statistikave të prokurorisë, në vitin  2021 qarku i Gjirokastër ka një koeficent me 1380 ngjarje kriminale për 100 mijë banorë, nga 1578 që ishte në vitin 2020. Përqindjen më të ulët të koeficientit të kriminalitetit edhe në vitin 2021 e ka qarku Dibër.

Vitin që shkoi 4 janë qraqet që kanë regjistruar nivel më të ulët të kriminalitetit për 100 mijë banorë, krahasur me vitin 2020. Gjirokastra, Durrësi, Korça dhe Elbasani kanë regjistruar rënie të kriminalitetit.