Punëtori shqiptar humb jetën pas incidentit horror

Nuk ka mundur që t’i mbijetojë për shumë ditë plagëve Arjan Cekani, punëtori shqiptar i cili të hënën mbeti i plagosur në vendin e tij të punës.
Ai u dëmtua teksa u përpoq që të zhbllokonte një mikser që nuk po punonte, por i ngeci krahu dhe iu pre nga makineria.
Dukej si një skenë horrori filmash ajo që kanë parë mjekët që shkuan për të shpëtuar shqiptarin. Arjan Cekani ishte 40-vjeçar dhe banonte në Casirate.
Ai ishte punësuar për një kohë të caktuar në kompaninë “Piuma D’Oro”.