Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka qenë i ftuar në spektaklin Klanifornia në Tv Klan në emisionin Opinion të Gilbert Fevziut (Albano Bogdo) dhe është pyetur për zhvillimet brenda PD-së, ku prej disa javësh ka përballje të hapur mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.
Albano Bogdo: Pse nuk e thua troç, që Berisha po të dojë e çan Lulin në mes?
Ervin Salianji: Fizikisht thua ti?
Albano Bogdo: Fizikisht e politikisht.
Ervin Salianji: Në politikë nuk janë gjërat me të çarë, janë gjërat me të bindur.
Albano Bogdo: Unë kam burime në PD. Ti je me Berishën. Të sjell dëshmitar në studio, që publikish del e thua mbron Lulin e në tavolina thua o doktor ku je. Ke dëshmitar. Kam Jul Dedën brenda në PD unë, ta sjell. Çfarë do thuash po erdhi? Pini kafen e mëngjesit dhe thua ku është doktori.
Ervin Salianji: Ka kohë që nuk e kam takuar se bredh nëpër Foltore ai.
Albano Bogdo: Po bredh se është me Berishën ai, është me mbretin ai.
Ervin Salianji: Ai bën shumë mirë që bredh. Është për të folur prandaj quhet Foltore, ne kemi ndjeshmëri, sentimente, i dëgjojmë. Pastaj ti e di që i forti hap rrugë, të dëgjon.