4.5 C
Tirana
Thursday, 27 January, 2022

Publikimi i pagave, Rama: Akt kriminal, por tregoi ku jemi. Masa të dhimbshme bizneseve që nuk deklarojnë pagat

Kryeministri Edi Rama ripërsërit se të gjithë ata që nuk deklarojnë pagat e sakta të punonjësve do të përballen me masa të dhimbshme.

Në këtë kontekst, ai gjen një aspekt pozitiv nga publikimi i databazës me të dhënat e pagave të qytetarëve, pasi siç thotë, kjo bëri që të gjithë të kishim një panoramë të qartë të situatës në vend.

Megjithatë kryeministri thekson se ajo që ndodhi ishte e shëmtuar e kriminale.

“Pagat e gazetarëve të terrenit që deklarohen në të shumtën e herës nuk po them nga të gjithë, por deklarohen pak dhe janë më shumë, ju jepen në dorë, pra ju cenohet pensioni apo grabitet skema e sotme e pagesës së pensioneve, për ata që aktualisht janë pensionistë, pra pamundësohet rritja e pensionit nga kjo lloj skeme.

Të gjitha këto do të shihen dhe prandaj edhe e thashë dhe e përsëris që kjo që ndodhi ishte shumë e shëmtuar, kriminale dhe shpresoj prokuroria do marrë masat e duhura, por kishte dhe një aspekt të vetin që si ajo shprehja jo të gjithë të këqijat vijnë vetëm për të bërë keq.

Në aspektin që të gjithë e pamë, të gjithë e dimë se ku jemi, përballë cilës pasqyre dhe besoj janë shumë të paktë ata që do të pretendojnë se ne po persekutojmë njerëz apo se ne cenojmë biznesin, sepse do të marrim masa realisht të dhimbshme për ata të cilët nuk do të reagojnë me deklarimet e pasakta të pagave.

Dhe nuk do të bëjnë vetë rregullimin e tyre. Kush do të bjerë në rrjetën e investigimeve do ta ketë shumë të pamundur t’i shpëtojë dhimbjes së masave që përcakton Kodi Penal”, tha Rama.

TË NGJASHME

TË FUNDIT