Kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigj Aliaj, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” për të diskutuar mbi rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri.
Pyetjes se pse u rrit kaq papritur ky çmim, ai iu përgjigj duke thëne se rezervat e sigurisë detyrojnë vetëm që të ketë furnizim tregu, por jo që të garantojnë çmimin.
Ai shpjegoi dhe mënyrën se si arrin nafta në vendin tonë duke treguar se çmimi që blihet nafta është ai i momentit pasi gjithçka kryhet nëpërmjet një procesi online.
“Rezervat e sigurisë na detyrojnë që ne të garantojmë tregun fizikisht me furnizim, por jo me çmim, sepse është e pamundur. Në doganën e Durrësit të investigojnë të shikojnë, online në momentin që ti do të ngarkosh një bot të furnizosh pesë pika telefonon, ta mbyllin në Londër, ta mbyllin faturën dhe ta sjellin faturën me çmimin online të momentit, kështu furnizojnë depozitat. Derisa ngarkohet në autobot për t’u hedhur në treg nafta qarkullon në përgjegjësin e tredarve, pra vjen në Durrës si pronësi më përket mua, por vlerën dhe pagesën e transferon në momentin që unë e thërrasë. Pra është online, nuk është e mbyllur në vlera.”-tha Aliaj.