13.5 C
Tirana
Thursday, 2 December, 2021

Pse gënjen Sali Berisha për ditëlindjen sipas dy prej ish-bashkëpunëtorëve më të afërt, Mero Bazes e Izet Haxhisë

Berisha ka pritur më 15 tetor 2021 urime për 77 vjetorin e lindjes. Në një postim në FB ai foli për foltoren e tij në rrethe. Dihet që ish-kreu i PD, ka në dokumentat e tij, dy ditëlindje.

Sali Berisha ka lindur më 1 korrik 1944, por më pas ai e ka ndryshuar datëlindjen në 15 tetor 1944.

Një nga ish-bashkëpunëtorët e ngushtë të Berishës, Mero Baze ka shkruar më herët se Berisha si ish-komunist fanatik dhe i ngjitur pas njerëzve me pushtet, e ndërroi datëlindjen për ta patur një ditë përpara 16 tetorit, që është edhe ditëlindja e Enver Hoxhës.

Por një tjetër nga njerëzit që i kanë qëndruar shumë afër Berishës, ish-truproja e tij familjare Izet Haxhia, jep një version krejt tjetër.

Një histori që ka qarkulluar nën zë për vite me radhë brenda fisit Berisha dhe që  e detyroi më pas Berishën të shtynte 4 muaj datën e lindjes për ta larguar hijen e atij dyshimi nga vetja, – sipas Izetit.Ai rrëfen një histori të çuditshme që nis në vjeshtën e vitit 1943, me strehimin e një partizani të plagosur serbo-boshnjak në kullën e Viçidolit. Që u ndoq me pushkë pasi “fyeu nderin e kullës”, por arriti të shpëtonte.

“Unë e kam dëgjuar me kohë historinë, por thoja me vete është shpifje komunistesh. Në fakt ma ka konfirmuar një i afërm i fisit Berisha, burrë i moçëm që është dhe i afërm i imi.

Në vjeshtën e vitit 1943 një partizan i plagosur serb ishte strehuar për disa muaj në kullën e Berishajve në Viçidol. Lind një afeksion me nënën e Saliut, asokohe vajzë e re, por kjo lidhje diktohet nga Zeqir Halili, xhaxhai i Saliut, që ka qenë një burrë i mençur dhe diskutojnë një darkë me burrat e tjerë të fisit, për ta vrarë partizanin serb që u kishte prekur nderin.

Por Zeqiri shtiu mbi krevatin bosh, sepse serbi ia kishte mbathur pas njoftimit në kohë. Ky partizani serb (serbo-boshnjak) ka qëndruar në muajt shtator-tetor e nëntor në kullën e Berishës në vitin 1943, Saliu është lindur në 1 korrik 1944.

Po ju them dhe këtë: Berisha ka qenë gjithmonë  i kompleksuar nga ngjashmëria e tmerrshme që ka me Radovan Karaxhiçin. Radovani ka lindur në 19 qershor 1945. Babai Vuko Karaxhiç, ka qenë në fillim me çetnikët, dhe në mënyrë të pakuptueshme më vonë kaloi me partizanët”

Vetë Berisha është pyetur nga gazetarët mbi arsyet e ndërrimit të ditëlindjes kur u mbushën formularët e dekriminalizimit.

“Teknikalitet është sepse ka qënë një gabim për arsye tërësisht teknike. Kjo se kur ka ndodhur nuk e mbaj mend, po të hyj për ta gjetur e gjej” – u përgjigj ai.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com