Protesta e opozitës të hënën para Kryeministrisë, Berisha: Nesër nisim platformën parlamentare

Partia Demokratike do të nisë pasditen e së hënës protestat përpara kryeministrisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i demokratëve, Sali Berisha shkruan se ky është një hap i rëndësishëm dhe i vetmi në një kohë kur parlamenti është i kontrolluar nga Rama.

“Nesër Partia Demokratike ndërmerr hapin më të rëndësishëm kundër narkoparlamentit të kontrolluar nga Ramaduro. Fillimi i platformës parlamentare, përpara kryeministrisë! Kjo është alternativa e vetme që mbetet pasi parlamenti kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat! Dhe në kushtet që opozita lejohet të flasë vetëm 1 herë nga 9 seanca parlamentare”, shkruan Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *