20.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Prokurori punëson një killer me pagesë për ta vrarë që djali të merrte 10 milion $ nga sigurimi i jetës

Një prokuror është arrestuar pasi punësoi një vrasës për ta vrarë në mënyrë që djali i tij të mund të kërkonte paratë e sigurimit të jetës.

Alex Murdaugh, 53 vjeç, planifikoi t’i siguronte 10 milionë Dollarë nga sigurimi i jetës djalin e tij të Buster duke punësoi një vrasës profesionist për ta qëlluar në kokë.

Ai u akuzua për mashtrim, komplot dhe për paraqitjen e një raporti të rremë në policisë, raportoi The Times.

Prokurori nga Karolina e Jugut, krijoi një varësi nga droga pas vrasjes së gruas së tij dhe djalit tjetër. Gruaja Margaret, 52 vjeç dhe djali Paul, 22 vjeç, u qëlluan pranë shtëpisë së tyre. Murdaugh ka pohuar se ai nuk kishte asnjë rol në të shtënat fatale, autori i të cilit mbetet në arrati.

Plani i Murdaugh dështoi kur ai u gjet i shtrirë buzë rrugës me një plagë plumbi sipërfaqësore në pjesën anësore të kokës. Avokati kishte punësuar një vrasës që ta qëllojë në kokë dhe ta bëjë atë të duket si një e shtënë. Curtis Edward Smith, 61 vjeç, u identifikua si vrasësi i mundshëm.

Një ish -klient i Murdaugh, ai tani përballet me akuza për sulm, komplot, ndihmë për vetëvrasje dhe posedim droge.

Avokati mbrojtës i Murdaugh, Dick Harpootlian tha në gjykatën e Karolinës së Jugut se Murdaugh besonte se vetëvrasja e tij do t’i siguronte djalit të tij Buster 10 milion Dollarë.

Gjykatësi caktoi një kusht prej 20 mijë Dollarësh për lirimin e Murdaugh dhe i ka mundësuar atij ndihmë për varësinë nga opiodet jashtë burgut.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com