17.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Projekti i portit të ri të Durrësit, Rama: U përzgjodhën 5 kompanitë finaliste

Kryeministri Edi Rama ka publikuar projektin e portit të ri tregtar të Durrësit.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë u shpreh se nga 14 kompani pjesëmarrëse, u përzgjodhën 5 finalistë.

Pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final, Rama theksoi se do të ngrihet kantieri i ndërtimit në 2022.

“Porti i Ri i Durrësit. Drejt ndërtimit të Portit të Ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano. Tre muaj pas çeljes së garës për detajimin inxhinierik të projektit, interesi ndërkombëtar mbresëlënës konfirmon Shqipërinë si një nyje logjistike dhe detare me potencial të jashtëzakonshëm. Nga 14 kompani pjesëmarrëse, u përzgjodhën 5 finalistë, lider në projektimin e porteve në Europë dhe më gjerë. Pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final, do të ngrihet kantieri i ndërtimit në 2022.”

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com