20.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Profili i Olaf Scholz, kancelari i ardhshëm i Gjermanisë

Me fundin e epokës Merkel, suksesi tani i takon social-demokratëve në Gjermani nën drejtimin e Olaf Scholz. Ata u renditën të parët në zgjedhjet e së dielës me 25.7% të votave.

Por kush është Olaf Scholz, kandidati i cili arriti të sfidonte partinë e kancelares gjermane dhe ta çonte partinë e tij në një rezultat ‘kokë më kokë’ me CDU e cila tashmë prej vitesh e kishte thuajse të sigurt fitoren e saj?

Scholz ka qenë ministër i financave dhe zëvendëskancelar i Merkel në “koalicionin e madh”  të konservatorëve dhe anëtarëve të Partisë Social Demokratike që ajo duhej të mblidhte për të formuar qeverinë në 2017.

Edhe pse shpesh etiketohet “i mërzitshëm”, 63-vjeçari njihet si njeri i veprave se sa i fjalëve , të cilit mund t’i besohen detyra të rëndësishme.

Ai shquhet për  përvojën e tij 20-vjeçare politike ku  ka shërbyer në disa nga zyrat më të larta në nivel lokal dhe kombëtar.

Gjatë pandemisë, Scholz u përgëzua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për masat e tij, pasi mbrojti ekonominë gjermane dhe krijoi një buxhet të balancuar duke e shpëtuar vendin e tij nga efektet më të rënda të masave të koronavirusit.

Po aq i qetë, i ditur dhe serioz sa vetë Merkel, Scholz ishte kandidati më i besueshëm përballë rivalëve të tij.  Socialdemokrati thotë se Gjermania duhet të shkojë në një drejtim tjetër nga ai që ka ndjekur nën drejtimin e kancelares gjermane .

Me gjithë entuziazmin për shkak të fitores partia e tij  nuk do të ketë numrat për të qeverisur  vetëm dhe do t’i duhet që të krijojë një koalicion me parti të tjera.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com