A ishte ai orakulli i Vjenës?
Superylli austriak i muzikës pop, Falco- që ndërroi jetë në vitin 1998- e parashikoi pushtimin rus të Ukrainës që në vitet ’90.
Në një intervistë në vitin 1993, Johannes Hoelzel (emri i tij i vërtetë) tha: “Unë shoh që ne kemi një kërcënim të madh nga Lindja”.
“Nëse Jelcini (presidenti i parë i Rusisë) nuk ia del, ky diktator do të vijë në pushtet,” vazhdoi të profetizojë Falco.
Intervistuesi Norbert Ivanek vazhdoi ta pyeste dhe Falco ishte edhe më konkret: “Ky është një skenar realist, kjo është realiste. Nëse Jelcini do të vritet nesër, do të vijë ky 30-përqindëshi”.
Falco profetizoi më tej: “Ai do të pushtojë Ukrainën së pari”.
Ai ishte në gjendje edhe të imagjinonte se sa i dobët do të ishte Perëndimi kur bëhej fjalë për një sulm rus në Ukrainë.
“Ai do shantazhojë Perëndimin me para dhe raketa bërthamore. Dhe Perëndimi do jetë vetëm në pritje. Sepse nuk duam që ta prishim me këta rusët. Unë shoh një rrezik të madh, të madh nga Lindja. Është pothuajse si një luftë tjetër”.
Në fakt: Më 24 shkurt, despoti i Kremlinit, Vladimir Putin sulmoi Ukrainën, ka katër muaj që tërbohet atje duke shkaktuar vdekje dhe shkatërrim me trupat e tij. Popullsia civile në Ukrainë po vuan në veçanti nga bombardimet e vazhdueshme.