Prishet miqësia mes Alesjas dhe Rrushes: ‘Më mirë një qen shoqe sesa një shoqe qen’

Kriset miqësia mes Alesjas dhe Rrushes. Më parë Astriti ka zhvilluar një takim me Rrushen ku ka shprehur pëlqim për të por, për sa i përket Alesjas nuk e ka shprehur hapur pëlqimin për shkak të miqësisë mes dy vajzave, e cila ka filluar të kriset më shumë ditën e sotme.
Rrushja ende nuk e kishte kuptuar se si kishte nisur afrimiteti i tyre, ndërsa Alesja u shpreh që ata kanë folur edhe në prapaskenë ose me mesazhe.
Ndërkohë në debat ka ndërhyrë edhe motra e Rrushes, Lureta, e cila ironizoi shoqërinë e Alesjas.
Bora Zemani: Më mirë një qen shoqe sesa një shoqe qen, çfarë ke dashur të thuash?
Laureta: E kam thënë këtë sepse reagimet Alesias kanë qenë ndryshe dhe ndryshoi komplet si person.
Alesja: Është normale sepse edhe kur thua diçka ndryshe edhe unë do ndryshoj.
Laureta: Çfarë diçka tjetër?
Alesja: I thashë Rrushes që më pëlqen ky djalë, ajo tha që nuk e di kur e pyeti Bora.
Më vonë Rrushja “i kërkoi llogari” Alesjas për mesazhet që ka shkëmbyer me Astritin, duke i rikujtuar shoqërinë që ka me të. Alesja vendosi të tregojë hapur mesazhet e shkëmbyera me Astritin.
Rrushja: I paske shkruar ti “hey ylli”, e para.
Alesja: I kam shkruajtur ku po vinte në takim me mua. Shikoji edhe bisedat në Instagram.
Bora Zemani: Cili është qëllimi që po i tregon këto mesazhe?
Alesja: Për t’ia sqaruar Rrushes që nuk kemi pasur komunikim të fshehtë, sepse po më akuzon që ia kam bërë mbrapa shpine. Dua që Rrushja të jetë e qartë.
Rrushja:Unë nuk jam e qartë.