20.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

“Pringles” ndryshon look pas 20 vjetësh

Patatinat e famshme britanike, “Pringles” u lançuan 30 vjet më parë dhe më pas u përhapën në të gjithë botën. Për të festuar këtë përvjetor kompania ka vendosur të ndryshojë pamjen ikonike me diçka më të re.

Maskota, e quajtur zoti P. tashmë nuk ka më flokë dhe ngjason më shumë me emoji. Ai tashmë ka mustaqe më të mëdha, vetulla të trasha dhe një kollare të kuqe, ku shkruhet “Pringles”.

Jo vetëm maskota, por edhe i tërë cilindri i patatinave janë transformuar. Ngjyra më të ndritshme dhe rimodelimi i shkrimit të emrit dhe një rresht patatinash janë detajet e reja.

Origjinali i zotit P. u dizenjua nga Arch Drummond në 1967 dhe që atëherë ka qenë një nga maskotat më të famshme, aq sa njëherë ishte pjesë e një episodi të “The Simpsons”. Transformimi i 2021 është ndoshta më i dukshmi, edhe pse është ndryshuar rreth gjashtë herë për të qenë në hap me kohën.

Cilindrat e ridizenjuar të patatinave të shijshme do të jenë të disponueshme në mbarë botën për adhuruesit e tyre në fund të Shtatorit.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com