8.5 C
Tirana
Monday, 25 October, 2021

Prezantoi albumin më të ri ZanIN/ Veliaj takon Elhaida Danin dhe Riccardo Cocciante

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur në zyrën e tij këngëtaren Elhaida Dani, së bashku me ikonën e muzikës italiane Riccardo Cocciante. Veliaj ka uruar arristen e mirënjohur shqiptare për albumin më të ri në treg ZanIN, të cilin këngëtarja Dani sapo e lançoi së bashku me të madhin Cocciante.

“Faleminderit Riccardo Cocciante dhe Elhaida Dani për surprizën e mrekullueshme! Shumë urime për ZanIN tënd. I sigurt se do të jetë një sukses, si çdo punë e jotja!” – shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale kryebashkiaku.

Këngëtarja shqiptare e cila njihet si fituese e “The Voice of Italy” në vitin 2013 dhe përfaqësuese e Shqipërisë në “Eurovision” në vitin 2015, ka publikuar albumin e saj më të ri muzikor ”ZanIN” i cili përfshin pesë këngë: “Jam Betu”, “Amore”, “Kënga Jonë”, “Hajmali” dhe kënga me të njëjtin titull si albumi, “ZanIN”. Secila këngë është publikuar edhe me videoklip.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com