Presidenti Begaj takohet me përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut

 Presidenti Begaj takohet me përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Gjatë qëndrimit në Shkup, Presidenti Begaj u takua me përfaqësuesit e partive politike kryesore shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Takime u zhvilluan me Kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, me Kryetarin e Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, me Kryetarin e Bashkimit Demokratik Për Integrim, z. Ali Ahmeti, me Kryetarin e Partisë Demokratike Evropiane, Arjanit Hoxha, si dhe me figura të tjera të rëndësishme të politikës në Maqedoninë e Veriut.
 
Përgjatë bisedimeve, Presidenti Begaj u ndal te nevoja e koordinimit dhe e bashkëpunimit më të ngushtë mes faktorit shqiptar në rajon.

Kjo do të ishte në dobi më së pari të mirëqenies së shqiptarëve, e pa diskutim edhe në funksion të përmbushjes së objektivit strategjik sa më shpejt, atë të integrimit në Bashkimin Evropian të vendeve të rajonit.

KUSH DUHET TA DREJTOJË PARTINË DEMOKRATIKE?

View Results

Loading ... Loading ...

()

tiranaweb.al


Të ngjashme