01/02/2023

Biznesmeni Ruzhdi Hoxha, i cili ishte i zhdukur prej afro 2 javësh, është gjetur i vrarë. Sipas të njëjtave burime, trupi i pajetë trupi i pajetë është gjetur në malin e Dajtit.

Viktima është gjetur pas një aksioni të policisë që është kryer këtë të shtunë me qen të kërkimit të gjumës, forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe dhjetëra forca të Policisë së Tiranës.

Biznesmeni 43-vjeçar kishte humbur kontaktin me familjarët që me 20 Tetor. 4 ditë më vonë, djali i tij, kishte bërë denoncimin në polici, ndërsa rasti u bë publik për mediat të premten.

Pas kësaj policia nisi verifikimet dhe paraprakisht e hetoi ngjarjen si rrëmbim. Rezultoi se 43-vjeçari ka qenë duke pirë kafe në një lokal pranë një zdrukthtarie në rrugën dytësore të autostradës Tiranës-Durrës. Nga andej, ai është larguar me makinën e mikut të tij Ferdinant Rrushi, një i shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë.

Nisur pikërisht nga këto të dhëna mësohet se policia e ka thirrur atë për ta marrë në pyetje lidhur me këtë çështje, por ky i fundit ka deklaruar se e ka lënë Hoxhën në zonën e njohur si 3-shi pranë Kamzës dhe më pas është larguar.

Megjithatë, grupi hetimor ka arritur të kapë lëvizjet e makinës së përdorur nga Rrushi duke e gjurmuar atë nëpërmjet kamerave të sigurisë, të cilat mbërrijnë deri në zonën e njohur si Qafë Mollë, ku pas kontrolleve është gjetur edhe një parcelë me kanabis. Roja i parcelës ka treguar për policinë se lënda narkotike ishte pikërisht e shtetasit Ferdinand Rrushi. Gjatë hetimeve grupi hetimit gjeti edhe telefonin e 43-vjeçarit të hedhur pranë Shkollës së Bashkuar.