• 10/06/2023

Policia zbulon planin e hajdutëve. Parandalohet grabitja e banesës, autorët largohen me shpejtësi

 Policia zbulon planin e hajdutëve. Parandalohet grabitja e banesës, autorët largohen me shpejtësi

Një grabitje e një banese ka dështuar në Lushnje pas informacioneve të marra nga policia për këtë ngjarje.

Uniformat blu kishin dijeni se një banesë do të grabitej dhe organizuan punën për kapjen e autorëve.

Në rrethrrotullimin e Çermës, policia lokalizoi një makinë të dyshimtë dhe i bëri me shenjë që të ndalonte.

Por drejtuesi shtoi shpejtësinë duke rrezikuar jetën e policëve dhe u largua me shpejtësi të lartë në drejtim të fshatrave të Peqinit.

Për shkak të shpejtësisë, mjeti doli nga rruga. Autorët braktisën mjetin dhe u larguan duke përfituar dhe nga errësira.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak.

Hetuesit mundën t’i identifikonin 3 të dyshuarit që ndodheshin në mjet. Ata janë Renato Çala 30 vjeç, Florenc Tatoshi 36 vjeç dhe Bukurosh Mukja 66 vjeç, të tre nga Elbasani dhe janë shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme