20.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Policia Rrugore del për kontrolle në Tiranë, pezullon 17 patenta për shpejtësi dhe alkool

Policia Rrugore e Tiranës  vijon pandërprerë monitorimin e qarkullimit me radarë e alkool test në rrugën  interurbane Tiranë – Elbasan – Tiranë dhe në orët e mbrëmjes në aksin Sauk-Teg për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Si rezultat i monitorimit me radar në aksin Sauk – Teg konkretisht në Mjull-Bathore, Policia Rrugore e Tiranës konstatoi 11 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara, që varionin 133 km/h deri në 170 km/h, ku drejtuesve të automjeteve iu pezullua leja e drejtimit nga 1 muaj deri në 12 muaj, pasi disa prej tyre ishin shkelës disa herë të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, u konstatuan dhe 10 raste me shpejtësi nga 116 km/h deri në 126 km/h, ku drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan me masë administrative 2.000 lekë deri në 4.000 lekë të rinj secili.

Nga monitorimi me alkool test në të gjitha rrugët e Tiranës, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtetet e flagrancës 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.

Gjithashtu, janë pezulluar 6 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë vendosur 16 masa administrative me vlerë nga nga 5.000 lekë deri në 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Policia e Shtetit apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin, janë të monitoruara me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparatë fotografikë.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com