8.5 C
Tirana
Monday, 25 October, 2021

Po udhëtonte me motor, përplaset për vdekje 22-vjeçari shqiptar në Greqi

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje një shqiptari ka ndodhur në Greqi. Mediat greke raportojnë se studenti shqiptar është përplasur në Volos, teksa po kthehej nga një vizitë që kishte bërë tek disa miq.

I riu shqiptar është identifikuar si Tzimis (Xhimi) Mena, dhe ishte duke udhëtuar me motor. Ishte ora 22:00 e të premtes kur një makinë përplasi të riun shqiptar dhe e la të vdekur në vend.

Shoferi i makinës është një 37-vjeçar, i cili tashmë është arrestuar dhe do të pyetet për të sqaruar të gjithë dinamikën e aksidentit.

Në motor bashkë me shqiptari ishte dhe një shok i tij, por ky i fundit fatmirësisht ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Xhimi Mena ishte student në Volos. Banorët e zonës ku ndodhi aksidenti thonë se rruga është shumë e rrezikshme dhe shprehen se ata nuk janë të sigurt.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com