27/01/2023

Konkurrenti i “Përputhen”, Mevlan Shaba ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”. Ai foli për projektet e tij muzikore, duke u ndalur veçanërisht te kënga “KÇK”, ku në klip është Arjan Konomi.

Mevlani u pyet se sa e ka paguar opinionistin. Konkurrenti tha duke qeshur se Konomin e mban me dreka dhe darka, por më pas shtoi se kjo ishte shaka. Ai tregoi se opinionisti nuk i ka marrë para.

“Arjanin e mbajmë me dreka e darka. Se bëj shaka, ishte thjesht miqësore”, u shpreh Mevlani.