13.5 C
Tirana
Thursday, 2 December, 2021

Pesë gola në 45 minuta, Kombëtarja merr një “shuplakë” në Wembley

Shqipëria është turpëruar në transfertën e Wembley-t nga Anglia, ku u mposht 5-0, me gola të realizuar që në pjesën e parë.

Një skuadër pa busull ka qenë thuajse inekzistente në këtë pjesë të lojës, përveç një rasti të pastër të Uzunit, i cili i vetëm me portierin, nuk mundi të barazonte rezultatin, atëherë kur ndeshja ishte 1-0 për “3 luanët” pas golit të parë të shënuar nga Maguire.

Harry Kane realizoi 3 gola, ndërsa njëri u shënua nga Henderson.

Skuadra e Rejës humbi edhe dy lojtarë gjatë këtyre dy minutave, Kumbulla e Bare, të cilët u zëvendësuan nga Dermaku e Laçi për shkak dëmtimi.

Pas 3 ditës, Kombëtarja shqiptare do të luajë në “Arenën Kombëtare” ndaj Andorrës, ndeshja e fundit në eliminatoret e Kampionatit Botëror të vitit të ardhshëm.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com