8.5 C
Tirana
Monday, 25 October, 2021

Përplasje tifozësh në Leicester – Napoli, përleshja ndodhi në tribunat e stadiumit

Në Leicester nuk u luajt vetëm futboll, por pati edhe përleshje mes tifozerive. Përplajset ndodhën në tribunat e stadiumit ku tifozët anglezë dhe italianë të Napoli u përfshinë në një sherr mes tyre dhe forcave të sigurisë.

Shkëndijat e para ishin në rrethinat e King Power Stadium. Përkrahësit e Leicester City dhe ata të Napoli lëshuan shishe në drejtim të njëri-tjetrit dhe më pas pati përleshje. Steward u përpoqën t’i ndanin tifozëritë duke sjellë më pas qetësinë.

Sipas mediave lokale ultrasit u pritën më pas nga policia në dalje të stadiumit dhe 12 prej tyre u arrestuan, pjesa dërrmuese të Napoli. Tifozëria napolitane kishte udhëtuar në Angli me leje të posaçme të UEFA-s, por nuk shkoi ashtu siç ishte parashikuar që vetëm të mbështetnin ekipin e tyre.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com