8.5 C
Tirana
Monday, 25 October, 2021

Përplasja Berisha-Basha, juristja: Votuesit e PD duken si fëmijë që po u divorcohen prindërit

Juristja dhe këshilltarja politike, Alba Bajraktari, e shikon përplasjen mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës brenda Partisë Demokratike si divorci mes dy prindërve.

Në një lidhje direkte për emisionin Opinion në Tv Klan, Bajraktari u shpreh se votuesit dhe mbështetësit e Partisë Demokratike janë ata që humbasin më së shumti nga kjo përplasje.

“Partia Demokratike po humbet shumë. Partia Demokratike përfaqëson demokratët, ata që e mbështesin, ata që patën shpresë dhe kanë shpresë. Si ndihen ata sot?

Anëtarët dhe votuesit, por edhe votuesit e thjeshtë të cilët e përkrahin. Ata ndihen sot, më duket mua, si fëmijë që prindërit po divorcohen edhe i thonë zgjidh ti tani.

Ai nuk di të zgjedhi. Ai do vetëm të ketë shtëpinë e vetë. Por shtëpia po shkatërrohet”, u shpreh juristja Alba Bajraktari.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com