
Një aksident me pasojë plagosjen e një këmbësori ka ndodhur sot në mbrëmje në qendër të Tiranës.
Policia sqaron se rreth orës 22:50, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues E. B, me mjetin me drejtues E. Sh.
Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve është dëmtuar një këmbësor ende i paidentifikuar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Nga ana tjetër mësohet se lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.