Aksident në Durrës. Përplasen 2 automjete në Durrës, plagoset drejtuesi mjetit dhe fëmija e tij.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, në aksin rrugor Xhafzotaj-Rrashbull.
Mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin F. K., është përplasur me mjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E. B.,
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit F. K., me pasagjer fëmijën e tij, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.