13.5 C
Tirana
Thursday, 2 December, 2021

Përleshje mes të rinjve në ish-Bllok, plas sherri brenda një lokali (FOTO)

Një sherr mes të rinjve ka ndodhur para disa minutash në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Lapsi.al mëson se dy grupe janë përleshur brenda një lokali.

Përplasja ka vijuar goditje me grushta dhe sende të forta edhe jashtë ambienteve të lokalit. Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie dhe një skuadër “Shqiponja”.

Motivet e sherrit nuk dihen ende, ndërkohë që mësohet se për momentin janë shoqëruar në komisariat dy persona.

Zona e ish-Bllokut është mjaft e frekuentuar nga të rinjtë dhe sigurisht mbetet e lakmuar gjithashtu nga grupet kriminale që tregtojnë lëndë narkotike.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com