15.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Përjashtimi i Berishës, “zgjohet” Belind Këlliçi: Të gjithë e kemi zemrën e thyer, por reflektoni

PD e opozitës është thellësisht e trazuar për shkak të përjashtimit të Sali Berishës nga radhët e grupit parlamentar. Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi gjykon se në këto momente, të gjithë demokratët duhet të reflektojnë, ndërsa beson se kjo situatë do të kapërcehet.

I ftuar në edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, Këlliçi vlerëson se ky vendim i Bashës, të cilin e konsideron të imponuar nga SHBA-të, nuk e rrezikon dhe nuk do ta dobësojë PD-në.

“Është një moment që ka nevojë për t’u përtypur politikisht. Kërkon një reflektim dhe qetësi absolute. Të gjitha arritjet historike të PD, mbajnë firmën e Berishës. Është një situatë tejet e komplikuar, e vështirë, dhe ka një shqetësim mes demokratëve. Unë kam marrë qindra mesazhe që pas vendimit të Bashës, vendim ky i sforcuar dhe i imponuar nga SHBA-të. Por ky është një moment që të gjithë demokratët po përballen. Unë i bëj thirrje çdo demokrati që të përdorë arsyen, sepse janë momente emocionale, dhe duhet ta mbajmë PD-në bashkë. Ky moment do të zgjidhet e do të tejkalojë shumë shpejt. Unë besoj te PD. Nuk dua të komentoj deklaratat personale të Bashës apo Berishës. Është një moment që duhet parë me shumë qetësi dhe maturë nga çdo demokrat. Asnjë demokrat nuk e lumturon ky vendim. Ka nevojë për diskutim mes demokratëve. Të gjithë duhet të kuptojnë, sepse e kemi zemrën e thyer. Edhe unë personalisht. Por ky vendim i imponuar dhe i diskutuar kaq gjerë, do të diskutohet edhe me anëtarët.”

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com