15.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Për shkak të këtyre pamjeve, një prift u detyrua të jepte dorëheqjen

Një prift është detyruar që të japë dorëheqjen dhe kryepeshkopi ka kërkuar falje për shkak se një reper u lejua që të regjistronte klipin e këngës së tij brenda Katedrales Toledo në Spanjë.Në videoklip, reperi spanjoll Tangana kërcen sensualisht me këngëtaren argjentinase Nathy Peluso. Në një sekuencë, këngëtarja argjentinase shfaqet nudo. Pikërisht këto sjellje prokovuese shkaktuan zemërim te besimtarët.

“Do doja të dija me çfarë çmimi Katedralja e Toledos ia shiti shenjtërinë reperit Tangana”, shkroi një komentues.Ndërsa një tjetër tha: “Doja të dija nëse kryepeshkopi është dakord me përdhosjen e selisë së tij”.

Por pas këtyre reagimeve, Kryepeshkopi Francisco Cerro Chaves kërkoi falje, duke thënë se ishte në dijeni të projektit apo përmbajtjes së videoklipit.“Me përulësi u kërkojmë falje të gjithë besimtarëve të cilët me të drejtë janë ndjerë të ofenduar nga ky përdorim i pahijshëm i vendit të shenjtë”, tha kryepeshkopi.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com