26/01/2023

Kryeministri Edi Rama, përmendi sot rastet kur socialistët janë përballur me drejtësinë, dhe sipas tij nuk jnë marrë nën mbrojtjen e partisë.

Pa emra konkretë, Rama tha gjatë fjalës së tij në kongres së shqiptarët nuk duhet të habiten nëse shohin kryeministrin te dera e SPAK me ndonjë “prej veshi”.

Edi Rama: Mos u çuditsni nëse më shihni mua ndonjë ditë te dera e SPAK me ndonjë nga kta që dua të mbroj unë. Unë ë i zgjedh ministrat dhe deputetët, s’po flas për nivele të tjera që i zgjedhim në emrin e PS dhe votuesëve. Zgjedhjet tona kontestohen se këta të kolltuqeve ngatërrojnë akademinë e shkencave më parlamentin. Deputetët janë shprehje e komuniteteve në të gjithë botën. Ne i zgjedhim që ata të na mbrojnë ne të mbrojnë zgjedhësin, partinë por të më mbrojnë edhe mua.

Kjo kohë duhet të ngrejë përgjithmonë në tjetër nivel sigurie marrëdhënien e shtetit me qytetarët. Jo vetëm ndihmave ekonomike, mbështetjes sociale, jo duhet zhvilluar më tej, duke nis nga hapësirat e pjesëmarrjes së njerëzve në vendimmarjet tona. Duke u thënë t’i harrojnë parcelat partiake, të bashkohen në truallin e përbashkët të politikave publike. Për sa kohë qeveria është këtu, njësoj impaktohen të gjithë. Këshillimi kombëtar është një hap në këtë drejtim.

Është një tregues kuptimplotë, nevojë për siguri, për tu ndjerë pjesë e një rrethi më të madh njerëzish, nevojë për të kuptuar jo me fjalë, por përmes faktit që ky vendi ynë, administrohet nga të gjithë bashkë. Nuk mund të jetë një shpi me një korridor me dy dhoma, ky njëra shan tjetrën kush e fut tjetrën në gropë. Njerëzit duan diskutime mbi tema reale, deri te fqinjët.

Sa më shumë të përkujdesemi, aq më shumë do të ushqehet sensi i përkatësisë dhe sigurisë, në kushtet kur bota po bëhet më e paparashikueshme. Një dreq e di çdo ndodhë tanimë. Ne duhet të fokusohemi këtu. Arma jonë më e madhe është Shqiptaria.