26/01/2023

Partia Demokratike ka paditur në SPAK kryetaren e Bashkisë së Durrësit Emirjana Sako.

Sipas selisë blu komisioni hetimor për inceneratorët provoi skemën korruptive me mbetjet e qytetit të Durrësit, ku opozita thotë se Sako krijoi për llogari të incenertorit të Tiranës një aferë mafioze.

Në mënyrë të mirëmenduar, Partia Demokratike shton se Sako e ka çuar Durrësin drejt një katastrofe mjedisore, ku përgjegjësi direkte krahas saj si pjesë  e grupit të strukturuar kriminal ka edhe deputeti Alqi Bllako.