PD mbledh të hënën Këshillin Kombëtar

Javën e ardhshme do të nisë sezonin e ri politik edhe Partia Demokratike. Ditën e hënë demokratët do të mbledhin Këshillin e ri Kombëtar, i cili do të zgjedhë edhe kryetarin e tij të ri, post i cili deri më tani mbahet nga ish-presidenti Bujar Nishani.
Gjithashtu në këtë mbledhje do bëhet zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë.
Gjatë mbledhjes së këshillit do të bëhet edhe njoftimi i përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD dhe caktimi i drejtuesve të Departamenteve të Këshillit Kombëtar.