PD grisi fletët e votimit për Nikollën, Duka: Nuk dinim asgjë për vendimin, opozita është dobësuar

Kreu i PAA-së Agron Duka, një nga aleatët e kryeopozitarit Lulzim Basha ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të vendimit të PD për të grisur fletët e votimit kur po zgjidhej kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
I ftuar në emisionin ‘Log’, Duka tha se opozita është dobësuar pasi nuk po merret vesh në asnjë lloj vendimi.
“Opozita është dobësuar ama. Ne nuk po merremi vesh në asnjë lloj vendimi. Nuk dinim gjë çfarë vendimi kanë marrë këta për kryetaren e Kuvendit, dhe ne u detyruam të marrim vendime individual kur shkuam për të votuar. Aty pamë që po grisnin fletët e votimit”, tha Duka.