12.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

PD do të drejtohet deri në Mars nga Komisioni i Rithemelimit

Nga momenti i miratimit të shkarkimit të Lulzim Bashës në referendumin e 18 Dhjetorit deri më 22 Mars kur do të zgjidhet kryetari i ri, Partia Demokratike do të drejtohet nga një komision i përbërë nga 29 anëtarë. Vendimi u morr në mbledhjen e sotme të Kuvendit Kombëtar, ku gjithashtu u miratua edhe lista e anëtarëve të këtij organi të përkohshëm kolegjial.

Ashtu siç kishte premtuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha gjatë turit të foltores, Kuvendi votoi edhe ndryshimet statutore që u propozuan nga deputeti Oerd Bylykbashi. Pjesë e ndryshimeve statutore është edhe rikthimi i vulës dhe simboleve të PD.

Sakaq një tjetër ndryshim statutor është edhe legalizimi i fraksioneve, vendosjen e primareve në zgjedhjen e organeve drejtuese të PD.

Me ndryshimet e reja shkurtohet edhe numri i anëtarëve të forumeve drejtuese. Të gjitha ndryshimet bashkë me zgjedhjen e kryetarit të ri do të votohen në Kuvendin e radhës që mblidhet në një tjetër datë të rëndësishme për PD-në, më 22 Mars të vitit 2022.

Kuvendi i jashtëzakonshëm miratoi gjithashtu edhe anulimin e mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të 18 Dhjetorit, të thirrur nga Lulzim Basha, datë në të cilën delegatët vendosen mbajtjen e referendumit për të konfirmuar vendimin për shkarkimin e Bashës.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com