Pastori denoncon formularin: ‘Prindi 1 dhe 2, nis agjenda gay në kopshte pa dijeninë e prindërve’

Kthehet sërish në vëmendjen e publikuar debati për emërtimet “prindi 1” dhe “prindi 2” në vend të fjalës nëna dhe babai.
Ka qenë pastori Akil Pano ai ka denoncuar shpërndarjen e një formulari që po qarkullon në rrjetet sociale duke thënë se ku formular është shpërndarë në kopshtet e Tiranës.
Ai shprehet, ashtu sikurse shkruhet edhe në këtë formular se në vend të emrave të prindërve “nëna” e “babai” është shënuar “Prindi 1” e “Prindi 2”.
Sipas pastorit një gjë e tillë është bërë pa dijeninë e prindërve dhe shton se agjenda gay ka nisur zbatimin e saj në kundërshtim me ligjin e Kodin e Familjes që është në fuqi në Shqipëri.
Ai madje u bën thirrje Ministrisë së Arsimit, drejtorive të shkollave e institucioneve të arsimit të tërheqin menjëherë nga qarkullimi këtë formular.