Pasi u mor në pyetje nga Prokuroria, Noka: Të hetohet ‘zjarrvënësi’ Spartak Braho dhe Sokol Bizhga

Menjëherë pas daljes nga Prokuroria, Flamur Noka ka kërkuar që organi i akuzës të nisë hetimet për Spartak Brahon, teksa e konsideron ‘zjarrvënës’ dhe Sokol Bizhgën që sipas tij ka ushtruar dhunë.
Flamur Noka ka qenë ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës ku është marrë në pyetje për protestën e 8 Janarit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Pasi ka dalë, jashtë ambienteve të Prokurorsisë Noka ka folur edhe për mediat.
“Isha i thirrur në prokoruri për një protestë legjitime dhe më paqësorja ndonjëherë.Për cilësinë që thirrem pyesni udhëruesin Ramën e me radhës.
I bëra thirrje Prokrurosë për mashtrimin që pengu u ka bërë shqiptarëve dhe ndërkombëtare duke sajuar numra të gënjeshtërt për gjasme 5004 delegatë. Ka falsifikuar emrat.
Në 5004 emra ka dhe të vdekur dhe persona që sekzistojnë farë. I bëra thirrje të hetojnë dhunën barbare të ushtruar ngap olicia ndaj demokratëve në shtëpinë e tyre. Të hetojnë një zjarrvënës si Spartak Braho që inskenon lajme e trille.
Të hetojnë dhe Sokol Bizhga që ushtroi dhunë. As Prokuroria, as dhuna e bandave nuk e ndalojnë vullnetin e demokratëve.”– tha Flamur Noka.