27/01/2023

Një ditë më parë, moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, zbuloi përmes një video në “Instastory” se shtëpisë më të famshme në Shqipëri do t’i bashkohej një banor i ri.

Madje ajo tha se do të jetë pikërisht një djalë, pasi edhe vajzat konkurrente kanë kërkuar që të hyjnë meshkuj të tjerë.

Pas shumë vitesh i rikthehet të njëjtës eksperiencë!

Ndërkohë ditën e sotme po flitet nëpër media se pjesë e “Big Brother VIP” do të bëhet një ish-konkurrent i “Big Brother ”. Është fjala për Olsin, i cili bëri bujë me lidhjen me Noçen si dhe braktisjen live nga e dashura e tij në atë kohë.

Edhe pas përfundimit të spektaklit, Olsi vijoi lidhjen me Noçen derisa erdhi lajmi se ishin ndarë. Duket se pas shumë vitesh, ai ka vendosur që t’i rikthehet të njëjtës eksperiencë, por tashmë në një status tjetër.

Pas shumë vitesh i rikthehet të njëjtës eksperiencë!

A do të jetë Olsi banori më i ri i “Big Brother VIP?”. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim spektaklin e kësaj të marte për të zbuluar gjithçka.