Pas Rudina Hajdarit, ambasadorja Yuri Kim zbulon një tjetër talent në PD

Edhe pse duket qesharake, foto më sipër nuk është montazh.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim njofton se ka zhvilluar një takim me deputetin demokrat Agron Gjekmarkaj.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasadorja Kim shkruan se ka uruar Gjekmarkajn në detyrën e nënkryetarit të Kuvendit.
“Kënaqësi të takohem me deputetin e PD Agron Gjekmarkaj. I urojmë më të mirat në përgjegjësitë e reja drejtuese që ka si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe presim me padurim forcimin e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri”, ka shkruar në Twitter ambasadorja e SHBA.
Kujtojmë se Yuri Kim mbështeste para dhe gjatë zgjedhjeve Rudina Hajdarin, e cila dështoi me nder në zgjedhjet e 25 Prillit në Elbasan, teksa kandidonte për nismën Thurje.
Urojmë që takimi i Kim me Gjekmarkajn të mbetet një kujtim në foto dhe të mos e mbështesë, fjala vjen për President.