Pas përballjes 10 orëshe, Rama çon në Gjykatë Tabakun: Nuk jam koka e një grupi të strukturuar kriminal

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të padisë për shpifje, kryetaren e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabakun.
Në një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës maratonë prej 10 orësh, Rama deklaroi se akuzat që ka ngritur Tabaku në drejtim të kryeministrit si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, janë të rënda.
Kreu i qeverisë thotë se me Tabakun do të takohet në Gjykatë kur të përfundojnë hetimet e SPAK-ut lidhur me inceneratorët.
A do bëni padi për Luçiano Boçin që ju akuzoi si pjesë e grupit kriminal?
Rama: Do të marrim njëherë kohën që të mbarojnë gjithë hetimet nga SPAK, të çojmë të gjithë akuzat në gjykatë. Dhe pastaj sigurisht që çështjen e grupit të strukturuar kriminal do e trajtojmë në gjykatën përkatëse.
Me siguri që për fat të keq, tani e kemi bërë gjykatën si një vend ku takohemi me zonjën Tabaku. Zonja Tabaku është përsëritëse për shpifje. Do duhet ta bëjë prapë pasi nuk ndodh në asnjë vend që të bëhen akuza të tilla. Sado e tensionuar të jetë lufta politike, që një politikan dhe një parti politike, të angazhohet me publikun për të ngritur akuzën e një grupi të strukturuar kriminal.
Sigurisht që jo përpara se sa të bëhet hetimi, jo i Komisionit, por hetimi i SPAK-ut, sigurisht që kjo do të shkojë në Gjykatë. Muaj të tërë rrokanis kokën e dynjasë.