Pas largimit nga grupi parlamentar i PD, Flutura Açka distancohet edhe nga Basha: Nuk e shoh veten Euroatlantike

Flutura Açka tashmë do të vijojë betejën si deputete e pavarur në Kuvend, pas largimit nga grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe drejtimi i Komisionit të Medias.

Në një intervistë për A2 CNN, Açka tregon se të njëjtin distancim ka dhe ndaj Lulzim Bashës, pasi prej 11 qershorit është larguar dhe nga posti i nënkryetares së PD zyrtare.

Deputetja opozitare pranon se ky mandat mund të jetë i pari dhe i fundit për të, pasi thotë se nëse Kuvendi miraton draftin për mbylljen e një pjese të listave ajo nuk do të garojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com