• 10/06/2023

“Paratë e fushatës do të përdoren për mbjellje fidanësh”

 “Paratë e fushatës do të përdoren për mbjellje fidanësh”

Kryeministri Edi Rama njoftoi se paratë e dy javëve të para të fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste do të përdoren për të blerë dhe mbjellë fidanë. Në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit, kreu i qeverisë tha se kjo është iniciativa që po merr qeveria për të ulur nivelin e gjurmëve të karbonit.

“Duke qenë se fushata fillon në 14 prill dhe mbaron në 14 maj, por deri në fund të prillit është koha e fundit për të mbjellë fidanë, paratë e fushatës për regji e podiume, mitingje, mikrofona e ndotje akustike do t’i vë në dispozicion të blerjes dhe mbjelljes së fidanëve, pastaj dy javët e fundit do të bëjmë atë që kemi bërë gjithmonë”, tha Rama.

Para pjesëmarrësve të 38 vendeve të botës, Rama tha se këtë model pret që ta përdorin edhe vendet e Europës

“Mendoj që kjo do të jetë fushatë me 0 karbon për gjysmën e saj. Duke qenë se fushata nis me 14 prill dhe mbaron me 14 maj por duke qenë se deri në fund të prillit është koha e fundit për të mbjellë fidanë, paratë e fushatës për regjira, podiume, mitingje, mikrofona e ndotje akustike do t’i vëmë në dispozicion të fidanëve. Mbase do ta marrin edhe vendet e Europës këtë model”, theksoi kreu i qeverisë.

Të ngjashme