• 27/03/2023

“Papa përcjell bekimet e tij për shqiptarët”, Rama tregon detaje nga takimi me Atin e Shenjtë

 “Papa përcjell bekimet e tij për shqiptarët”, Rama tregon detaje nga takimi me Atin e Shenjtë

Pas takimit që pati në Vatikan me Atin e Shenjtë, Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale shkruan se Papa Françesku flet për Shqipërinë dhe shqiptarët me një dashuri të posaçme dhe e ruan të freskët kujtimin e vizitës së tij të parë jashtë Vatikanit në vendin tonë.

Rama thotë po ashtu se Ati i Shenjtë përcjell bekimet e tij për të gjithë shqiptarët dhe përshëndet gjithashtu bashkëpunimin më të ri mes Selisë së Shenjtë dhe qeverisë shqiptare, për krijimin e destinacionit të pelegrinazhit me përmendoren e tempullin kushtuar Nënë Terezës në Tiranë.

“Papa Françesku flet për Shqipërinë dhe shqiptarët me një dashuri të posaçme, ruan të freskët kujtimin e vizitës së tij të parë jashtë Vatikanit në Shqipëri, shpreh mirënjohje për rolin e Shqipërisë si faktor paqeje në rajon, po edhe si një vend e një popull model solidariteti njerëzor, qysh me shpëtimin e hebrenjve e deri në ditët tona me mikpritjen për refugjatët afganë dhe përcjell bekimet e tij për të gjithë shqiptarët, duke përshëndetur gjithashtu bashkëpunimin më të ri mes Selisë së Shenjtë dhe Qeverisë Shqiptare, për krijimin e destinacionit të pelegrinazhit me përmendoren e me tempullin kushtuar Shenjtores Shqiptare, Nënë Tereza, në Tiranë”, shkruan Rama.

Të ngjashme